Aktualitet

17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

Sipas burimeve, historia mes dy familjeve nuk nisi me ngjarjen e fundit, por ajo daton që prej vitit 2008.

M.K.
17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që
foto nga ngjarja ne Elbasan

TIRANË- Dalin në dritë detaje të reja mbi historinë e konfliktit që lidhet me tentativën për vrasjen e Miri Bitocit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në një lokalë në Elbasan.

Sipas burimeve, historia mes dy familjeve nuk nisi me ngjarjen e fundit, por ajo daton që prej vitit 2008. Pikërisht në atë kohë, Poli Boriçi kishte plagosur Luan Bitocin, i cili ishte vëllai i Mirit. Ngjarja ishte mbyllur në atë periudhë pas ndërhyrjes së familjarëve, të cilët kishin kërkuar që konflikti të mos vijonte më tej. Boriçi mësohet se kishte vuajtur një dënim përreth gjatë muaj burg për plagosjen dhe më pas ishte lënë i lirë.

Për vite më rrallë, konflikti mes palëve nuk kishte avancuar, por sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se Boriçi kishte afro gjashtë javë që ishte kthyer në Shqipëri pasi ai jetonte jashtë shtetit.

Gjatë përplasjes me Mirin në lokal, dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka tentuar ta qëlloj. Ku në karikatorin e armës janë gjetur nëntë fishekë.

Një tjetër detaj që po hetohet nga autoritetet lidhet me dëshminë e dhënë prej Boriçit në polici. Sipas informacionece, ka deklaruar se kishte parë persona me makinë me xhama të zinjë dhe se “Allahu” i kishte thënë ta vriste.

Ju më keni ardhur me 200 makina me xhama të zinj. Unë i shihja nga dritarja dhe më tha Allahu që ta vrisja”, mësohet të ketë deklaruar Boriçi para efektivëve të Policisë.

Ngjarja e fundit ka rikthyer në hetim edhe episodin e vitit 2008, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për të dokumentuar rrethanat e plota të tentativës së vrasjes dhe motivin që qëndron pas saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB