Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar në Francë

Autori ka qëlluar ndaj viktimës nga një makinë në lëvizje dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

F.I
Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar në Francë
PAMJE NGA VENDNGJARJA

FRANCË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetinClermont-Ferrand në Francë mbrëmjen e së dielës, ku një i ri shqiptar vetëm 19 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrugë. Mediat e huaja raportojnë se 19-vjeçari u ekzekutua në zonën e stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras, e njohur për trafikimin e drogës. Autori ka qëlluar ndaj viktimës nga një makinë në lëvizje dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia dhe shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe tentuan ta shpëtonin të riun, por pa sukses. Ai u shpall i vdekur nga mjekët e urgjencës pak para orës 20:30. Burime policore thanë për mediat lokale se i riu shqiptar nuk ishte i njohur më parë për autoritetet dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë.

Identieti i viktimës nuk është bërë me dije nga mediat franceze. Motivet e këtij ekzekutimi të rëndë nuk janë ende të qarta, por vendndodhja pranë një pike të njohur shpërndarjeje të lëndëve narkotike ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me prapaskena kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB