Aktualitet

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Në momentin që është qëlluar, ai ka pasur kohë që të telefonojë familjarët dhe t’i lajmërojë. Më pas, ka ndërruar jetë.

F.m
Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi
Vendi ku u vra shqiptari

GREQI- Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Greqi. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në vendin fqinj. Shqiptari, 41 vjeç, është gjetur i pajetë nga familjarët ë tij në mes të një vreshti rrushi, ku dhe po punonte.

Në momentin që është qëlluar, ai ka pasur kohë që të telefonojë familjarët dhe t’i lajmërojë. Më pas, ka ndërruar jetë.

41-vjeçari ka marrë një plumb në njërën faqe që ka tejshpuar kokën, duke i shkaktuar atij hemorragji që i ka shkaktuar më pas humbjen e jetës. Dyshimet janë se shqiptari ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Autori dyshohet të jetë shqiptar gjithashtu.

Poll

MOS HUMB