Aktualitet

EMRAT/ Aplikimet mbyllen me 3 nëntor, zbardhen 4 kandidatura për Avokatin e Popullit

Deri më tani janë paraqitur 4 kandidantura, ku më e njohur prej tyre është Genta BUngo. 

zh.ll
EMRAT/ Aplikimet mbyllen me 3 nëntor, zbardhen 4 kandidatura për
avokati i popullit

TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë janë dorëzuar zyrtarisht emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit. Deri më tani janë paraqitur 4 kandidantura, ku më e njohura prej tyre është Genta Bungo. 

Katër kandidatët:

Genta Bungo, e njohur për drejtimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) gjatë procesit të vettingut.

Saimir Vishaj, avokat, ndërsa mësohet se dosja e tij paraqet disa mangësi dokumentacioni. 

Ismail Tafani, një pedagog i drejtësisë.

Shkëlqim Sulo, jurist që më herët ka përfaqësuar PDIU-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Gara në Kuvend për ata që duan të aplikojnë për Avokat Populli mbyllet më 3 nëntor. Pas mbylljes së aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë dëgjimet publike me kandidatët. Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota, një shumicë që e bën të domosdoshëm konsensusin mes palëve politike. Ngërçi i vazhdueshëm mes mazhorancës dhe opozitës ka bërë që ky institucion të mbetet pa drejtues të plotë për më shumë se 3 vjet. 

Poll

MOS HUMB