
PRISHTINË- Policia e Kosovës kërkon ndihmën për kapjen e tre personave nga Shqipëria, të cilët janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Ëngjëllush Ibrahimi, Erion Etemaj dhe Eldi Mykaj. Të tre shqiptarët akuzohen se janë të përfshirë në rastin e laboratorit në Pejë, ku u sekuestrua 1 ton drogë e llojit kanabis. Aktualisht për laboratorin është arrestuar Aleks Gerbi, ndërsa tre shqiptarët e tjerë dyshohet se janë bashkëpunëtorët e tij.
FOTOT E SHQIPTARËVE:
Për të gjithë ata që mund të kenë informacione për vendndodhjen e shqiptarëve, Policia e Kosovës ka vendosur në dispozicion numrat e telefonit dhe një adresë email-i.
POSTIMI I POLICISË SË KOSOVËS: