
FIER- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka votuar mëngjesin e sotëm nga burgu i Fier. Salianji pas votimit u shpreh se ky është një moment i veçantë edhe pse ndodhet në burg. Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sot masivisht për opozitën.
Ervin Salianji:Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe. Unë nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë brenda apo edhe jashtë burgut. E rëndësishme të fokusohemi tek mesazhi dhe kryesori është vota masive. Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë. Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë pr qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë.
Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t'u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe po vuan dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë. Aktualisht, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit./ZËRI