TIRANË- Të dyshuarit si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, përmes krijimit të kompanisë “Abeg” Shpk, arritën të siguronin licenca për radio dhe televizion, si dhe të hapnin një portal informativ, sipas hetimeve të SPAK.
Sipas WebLajm, përveç përdorimit të bankave të nivelit të dytë për qarkullimin dhe pastrimin e miliona eurove, grupi dyshohet se ka investuar edhe në sektorin mediatik. Nga materialet hetimore rezulton se grupi kriminal ka rekrutuar një elitë gazetarësh për të ndikuar te lajmet.
Madje, në disa komunikime të siguruara nga SPAK, rezulton se transmetimi i lajmeve duhej të fillonte sa më shpejt, pasi ka interes dhe politika do t’i lutej atyre për lajme. Sipas dokumenteve, media e krijuar "Abeg Tv" prezantohej si një platformë e pavarur informative.
“Sxxxx xxxxx” është një media e pavarur që sjell tek ju gjithçka që ndodh në Shqipëri, por edhe gjithçka që flitet e vendoset për Shqipërinë nga institucionet më të njohura evropiane.

Nga një verifikim në QKB, rezulton se regjistrimi i medias me emrin tregtar “Abeg TV”, është në pronësi të Besnik Myftarit.
Gjithashtu është zbuluar edhe lista e punonjësve të kompanisë deri në tetor 2022, 10 të punësuar:
Besnik Myftari
A.H
U.B
L.D
E.L
S.R
S.D
A.D
M.S
Hetuesit dyshojnë se disa persona janë përdorur për të fshehur pronarët përfitues të vërtetë të aktivitetit mediatik. I pari në listë, Besnik Myftari rezulton të jetë përdorur si person formal për të maskuar identitetin e pronarëve realë të medias, ndërësa hetimet vijojnë për rolin e secilit prej tyre që janë të përfshirë.