Politikë

Thirrja urgjente! Kryeministri u drejtohet sot shqiptarëve, pritet mesazhi nga aeroporti "Nënë Tereza"

Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku pritet të mbajë një komunikim për mediat dhe qytetarët.

zh.ll
Thirrja urgjente! Kryeministri u drejtohet sot shqiptarëve, pritet mesazhi
edi rama ne okb

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh gjatë ditës së sotme, menjëherë pas kthimit nga vizita e tij në Kombet e Bashkuara. Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku pritet të mbajë një komunikim për mediat dhe qytetarët.

Sipas njoftimit, orë e saktë e adresimit do të njoftohet sot paradite, pasi nisja aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq. 

Njoftimi:

Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.

Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite.

Ky komunikim i kryeministrit vjen pas zhvillimeve të fundit në SHISH, ku drejtuesja e shkarkuar nga detyra, Vlora Hyseni, ndodhet në “arrest shtëpie”. Hyseni dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i cili ndodhet në arrest në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të jetë një nga temat për të cilat kryeministri do të flasë, apo nëse adresimi i tij do të lidhet me një tjetër zhvillim./ZËRI

Poll

MOS HUMB