sarande
SARANDË- Një shpërthim me tritol u regjistrua pas mesnatës në fshatin Berndesh të Sarandës. Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të një banese private dhe është vënë re në mëngjes nga pronarja e shtëpisë, S. Ismailaj. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa bëhet me dije se në banesë nuk jetonte njeri.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë. /ZËRI
Poll