
MILOT- Tensione pranë Qendrës së Votimit! Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se në Qendrën e Votimit nr.0871 (shkolla "28 nëntori") në Fushë Milot, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Dy persona, të identifikuar si Kastriot Preng Përdoda dhe Asti Lleshi, janë konfliktuar më njëri-tjetrin, fillimisht verbalisht.
Më pas, kanë dalë nga perimetri i sigurisë dhe kanë vijuar konfliktin mes tyre. Në një moment, Përdora ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar me të në ajër. Për Policinë e Shtetit, në Milot, një telefonues pretendon se ka dëgjuar një zhurmë të ngjashme me atë të të shtënave të armës së zjarrit, por shton esë në terren nuk kanë gjetur gëzhoja. Sipas bluve të zonës po punohet për kapjen dhe shoqërimin e personave që kanë pasur edhe përplasjen.
PAMJET NGA VENDI I NGJARJES:
Kurbin/Informacion paraprak
Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm. Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre. Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë. Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lidhur me atë që ka ndodhur ende nuk ka asnjë reagim as nga partitë politike dhe as nga të dërguarit politikë në terren. Nuk dihet se mbështetës të cilëve subjekte politike janë personat e përfshirë në incidentin e parë me armë zjarri që ka ndodhur sot në këtë ditë zgjedhjesh./ZËRI