Aktualitet

U përplas nga makina në trotuar, ndërron jetë efektivi i Policisë në Peshkopi

Ngjarja e rëndë ndodhi para disa ditësh në qytetin e Peshkopisë.

k.m.
U përplas nga makina në trotuar, ndërron jetë efektivi i
Pamje nga përplasja

TIRANË- Efektivi i Policisë Veli Gjura, i cili u përplas nga makina disa ditë më parë ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë. Gjura, u përplas nga një makinë, teksa po ecte në trotuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi para disa ditësh në qytetin e Peshkopisë. Sipas Policisë, një 27-vjeçar me inicialet A.SH, i cili po drejtonte një makinë tip “Golf” humbi kontrollin e mjetit dhe ka përplasur punonjësin e policisë, i cili ishte në trotuar, dhe më pas është ndalur në një dyqan. Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i automjetit ndodhej nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Bëhet me dije se 27-vjeçari është arrestuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB