Aktualitet

“Fast & Furious” në rrugët e Durrësit, i kërkuari i shpëton Policisë, përplas 5 automjete të parkuara (EMRI)

Autori ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim.

F.I
“Fast & Furious” në rrugët e Durrësit, i
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS-Një tjetër tentativë arratisjeje me pasojë përplasjen e mjeteve të tjera është regjistruar sot në Durrës. Policia ka ndjekur një person në kërkim, po rky i fundit në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit, ka përplasur me makinë 4 automjete të parkuara. Ngjarja ndodhi te tregu i fruta-perimeve. Autori ka braktisur mjetin në vendin e ngjarjes dhe është larguar me vrap, ndërsa është shpallur në kërkim. 

Konkretisht Forcat e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë me shenjë të ndalonte shtetasit Regi Xhanari, pasi ishte duke drejtuar automjetin me shpejtësi të lartë, por ky i fundi nuk i është bindur urdhrit të Policisë. Shtetasi Regi Xhanari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14, Durrës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti që po lëvizte me shpejtësi, por ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen.

Gjatë largimit, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Xh., ka përplasur 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Xh. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB