
PAMJE NGA VENDNGJARJA
VORË-Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. Bëhet fjalë për dyqanin për shitjen e rrobave "Shop Marikaj". Në vendngjarje kanë mbërritur disa zjarrfikëse, përfshirë edhe një nga Kamza, të cilat po vënë flakët nën kontroll. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.
Shkak i zjarrit dyshohet paraprakisht të jetë bërë një furnelë elektrike që përdoret për ngrohje./ZËRI
Poll