
ITALI-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali. Një automjet tip 'Citroen C3', me të cilin po udhëtonin 5 djem ka dalë nga rruga, është përmbysur disa herë dhe më pas është përplasur me një mur të një shtëpie. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Idris Kreshpaj dhe një 24-vjeçar maroken i identifikuar si Rida Sidrine.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinj të tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët ndodhen në spital me fraktura të shumta dhe të nxira. Rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera./ZËRI