Aktualitet

“Foleja” e prostitucionit në Elbasan, arrestohet tutorja 23-vjeçare nga Peruja

Ato promovoheshin edhe në faqe online ku tregonin se ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

I.F
“Foleja” e prostitucionit në Elbasan, arrestohet tutorja
Foto ilustruese

TIRANË- Një 23-vjeçare nga Peruja është arrestuar në Tiranë, pasi u shpall në kërkim nga Policia nën akuzën për shfrytëzim prostitucioni. 23-vjeçarja në bashkëpunim me persona të tjerë ishin vendosur në lagje të ndryshme të Elbasanit, ku tyre kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marra me qira. Ato promovoheshin edhe në faqe online ku tregonin se ofronin favore seksuale kundrejt pagesave. Në total u sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe.

23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Më herët nga ky operacion, i cili u zhvillua më datë 7 dhjetor, u arrestuan 7 persona të tjerë nga Amerika Latine, si Kolumbia, Peruja, Venezuela dhe Spanja.Ndërsa sot u arrestua 23-vjeçarja që ishte shpallur në kërkim. Efektivët po vazhdojnë kërkimet për të ndaluar një tjetër person të shpallur në kërkim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB