TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se do të shpërndahen mbi 345 milionë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministri Pirro Vengu ka njoftuar lajmin dhe ka publikuar hartën e shpërndarjes së dëmshpërblimeve për bashkitë.
Siç shihet në hartën e mëposhtme, bashkia që ofron shumën më të madhe është ajo e Krujës me 146 milionë lekë, për të vijuar me bashkitë e tjera, deri të ajo e Hasit që ka përfitimet më të ulëta, me 0.7 milionë lekë.
Ndarja sipas bashkive:
-Delvinë – 36 mln lekë
-Dibër – 10,5 mln lekë
-Gramsh – 86,6 mln lekë
-Has – 0,7 mln lekë
-Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
-Krujë – 146 mln lekë
-Kukës – 0,6 mln lekë
-Librazhd – 0,2 mln lekë
-Peqin – 4 mln lekë
-Tepelenë – 0,3 mln lekë
-Kamëz – 2 mln lekë
-Maliq – 1,2 mln lekë
-Finiq – 40 mln lekë
-Dropull – 7,7 mln lekë
-Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë
Vera 2025 ka regjistruar temperatura ekstreme, duke shkaktuar zjarre e për pasojë dëme të shumta për qytetarët, në banesa, toka e bagëti. Por, nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka pasur dhe zjarrvenie të qëllimshme. Lidhur me këtë, janë marrë masa pasi zjarrvënia është përfshirë në Kodin Penal, ku autorët rrezikojnë burg nga 5 deri në 15 vite./ZËRI