Aktualitet

Jurgen Karaj i zhdukur prej 20 ditësh, Kosova nis ekipin në ndihmë të kërkimeve

Ndërkohë, operacionit të kërkimit pritet t'i bashkohet një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore me urdhër të presidentes Vjosa Osmani.

zh.ll
Jurgen Karaj i zhdukur prej 20 ditësh, Kosova nis ekipin në
Jurgen Karaj-vendngjarje

KLOS- Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj,  i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë, pas një aksidenti të ndodhur disa ditë më parë, po vijojnë prej 20 ditësh dhe ende nuk asnjë gjurmë. 

Në kërkime janë angazhuar forca të shumta, përfshirë ushtrinë, forcat "Shqiponja", shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të riut. Ndërkohë, operacionit të kërkimit pritet t'i bashkohet një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore me urdhër të presidentes Vjosa Osmani.

Ekip i specializuar për kërkime nënujore i FSK do të përdorë pajisje speciale, si Skaner për ujëra, EDGE TECH 5201, Droni nënujor DEEP Trekker DTG 3 ROV, për të ndihmuar përpjekjet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

Sipas hetimeve, Jurgen Karaj ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua, në fshatin Dars, Klos. Nga verifikimet rezulton se drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga uji, por është larguar nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë mikut të tij, i cili mbeti në mes të rrjedhës së ujit. 

Pas ndalimit, Andi Losha iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se e kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. 24-vjeçari akuzohet për largim nga vendi i aksidentit dhe mosdhënie ndihme, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Jurgen Karaj vijon të rezultojë i zhdukur./ZËRI

Poll

MOS HUMB