Aktualitet

FOTO- Gjendet i shkrumbuar “Audi” në Mirakë, dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit Mëhalla

Mondi Mëhalla u ekzekutua në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, me dy plumba në kokë, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Librazhdit

E.K
FOTO- Gjendet i shkrumbuar “Audi” në Mirakë, dyshohet se u
makina e djegur

ELBASAN- Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, alias Edmond Hyka. Mjeti audi është gjetur i shkrumbuar, ndërkohë që nuk dihet ende nëse brenda tij janë gjetur armët e përdorura në vrasje.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, ditën e sotme u konstatua në fshatin Mirakë, automjeti tip “Audi”, i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mondi Mëhalla u ekzekutua në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, me dy plumba në kokë, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Librazhdit. 

Gjatë ditës së djeshme, ZËRI raportoi se Mondi Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës. Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge "Hollyvood Lounge Bar", i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin "El Taxi".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.

Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan. Mondi Mëhalla, është vrarë me dy plumba në kokë, teksa hipi në automjetin e tij tip Range Rover./ZËRI

Poll

MOS HUMB