Aktualitet

FOTO- Qëlloi me armë zjarri drejt efektivëve të policisë, ky është 34-vjeçari i arrestuar në Rinas

Buza u arrestua menjëherë nga autoritetet, por rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal.

I.F
FOTO- Qëlloi me armë zjarri drejt efektivëve të
Klajdi Buza

TIRANË- Personi që shihni në foto është i riu që qëlloi me armë zjarri drejt efektivëve të Policisë mbrëmjen e djeshme në Rinas. Mësohet se autori është Klajdi Buza, 34 vjeç, i cili po qarkullonte i armatosur dhe gjatë ndalimit, qëlloi drejt tyre. Fatmirësisht asnjë oficer policie nuk u lëndua nga ky sulm. Buza u arrestua menjëherë nga autoritetet, por rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal.

 

FOTO- Qëlloi me armë zjarri drejt efektivëve të
Klajdi Buza

 

FOTO- Qëlloi me armë zjarri drejt efektivëve të
Pamje nga vendngjarja

I riu arrestuar në vitin 2022 pasi po qarkullonte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Ndërsa në vitin 2015, ka denoncuar se atij i kanë vjedhur një makinë tip “BMË X5”. Makina e tij u gjet asokohe e braktisur në një zonë të quajtur Ura e Gjoles në Fushë Krujë.

“Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari. 34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore. Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.

Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB