Aktualitet

Po trafikonin 30 kg kokainë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar dhe një italian

Gjatë operacionit, u sekuestruan 30 kilogramë kokainë, nëse do të përfundonte në treg, do të sillte miliona euro përfitime.

I.F
Po trafikonin 30 kg kokainë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar dhe
Droga e sekuestruar

ITALI- Dy persona janë arrestuar në Itali, mes tyre një shqiptar, gjatë një operacioni nga autoritetet vendase për goditjen e një rrjeti trafiku droge. Gjatë operacionit, u sekuestruan 30 kilogramë kokainë, nëse do të përfundonte në treg, do të sillte miliona euro përfitime.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se në pranga ra një 32-vjeçar shqiptar dhe një 50-vjeçar italian, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije. Ata u spikatën nga autoritetet pasi italiani mbërriti i pari në një kantier dhe më pas shqiptari. Ata biseduan së bashku në kantier dhe në momentin kur dalin ata drejtohen për tek makina e shqiptarit.

32-vjeçari i dha një valixhe 50-vjeçarit dhe po largohej, në momentin kur ndërhuy policia. Në total u sekuestruan 28 pako me drogë, peshore elektronike dhe materiale të ndryshme të përdorura për ambalazhim./ZËRI

Poll

MOS HUMB