Aktualitet

FOTO/ U ekzekutua në afërsi të banesës, ky është Bujar Nasufi

Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks.

F.I
FOTO/ U ekzekutua në afërsi të banesës, ky është
Bujar Nasufi

TIRANË- Personi që shihni në foto është Bujar Nasufi, 56-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.

FOTO/ U ekzekutua në afërsi të banesës, ky është
Bujar Nasufi

Biznesmeni u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi. Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi.

Bujar Nasufi ishte një person pa precedent penalë. Ai ishte biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. Biznesin e administronte bashkë me të vëllanë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës ku dhe ndodhi vrasja./ZËRI

Poll

MOS HUMB