Aktualitet

Fotografuan fletën e votimit në Tiranë/ Shkon në 3 numri i të arrestuarve, ish-efektivi e publikon në rrjet

Ndërkohë 34-vjeçari, Renato Feri ka publikuar në rrjete sociale fotografimin e fletës së votimit.

F.I
Fotografuan fletën e votimit në Tiranë/ Shkon në 3 numri i
Foto ilustruese

TIRANË-Numri i të arrestuarve për fotografimin e votës ka shkuar në tre në Tiranë. Hasan Doka dhe Redion Lelo akuzohen për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit.

Ndërkohë 34-vjeçari, Renato Feri ka publikuar në rrjete sociale fotografimin e fletës së votimit. Feri, ish-efektiv i policisë në postimin e tij, Feri shfaqet duke votuar për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. 34-vjeçari më herët ka shërbyer si efektiv i Policisë Rrugire të Tiranës, ndërsa pas një incidenti të bujshëm u përjashtua nga radhët e uniformave blu.

Fotografuan fletën e votimit në Tiranë/ Shkon në 3 numri i
postimi

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit, informojmë se:

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB