Aktualitet

Tjetër rast! Fotografuan fletën e votimit/ Arrestohet 56-vjeçarja, shoqërohen 2 persona në Tiranë

Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë.

F.I
Tjetër rast! Fotografuan fletën e votimit/ Arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një grua është arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë shoqëruar në Tiranë, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej.

Policia e Tiranës apelon për respektim të rregullave të votimit pasi çdo veprim që cenon fshehtësinë dhe integritetin e votës përbën shkelje të ligjit dhe do të trajtohet me rigorozitet të plotë.Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë, rendin dhe zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

Poll

MOS HUMB