
TIRANË- Një video e publikuar sot në rrjetet sociale ka shkaktuar indinjatë në opinionin publik. Sipas një videoje të publikuar nga “JOQ Albania”, Genta Gjalpi është në një supermarket në Tiranë bashkë me vajzën e partnerit të saj, por ajo duket se e prek atë si përkëdhelje nga flokët, por vogëlushja nuk e pëlqen këtë gjë dhe largohet. Në një moment tjetër, ajo e kap atë për dore, por vajza largohet, duke bërë që Gjalpi të rrëzohet. Pas këtyre pamjeve, vetë nëna e vajzës ka komentuar duke u shprehur se është tronditur nga kjo video pasi vogëlushja “po dhunohet”.
“Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, të cilën e kam lënë në mirëbesim të atit, do të përballet me ligjin!”, ka shkruar ajo në një koment të saj.

Por, ajo që vihet re në këtë video është si supermarketi në fjalë publikon një video, ku duket qartë se nuk ka dhunë në pamje. Askush nga ne nuk e di sjelljen e Gjalpit me të miturën pas kamerave, por në videon e publikuar duket qartë se nuk ka asnjë shenjë dhune. Duke qenë se pamjet në video nuk përbëjnë asnjë vepër penale, me çfarë të drejte një supermarket i publikon ato në rrjetet sociale? /ZËRI