Aktualitet

Gjendet i vdekur në shezlong i riu portugez në Ksamil, dyshohet se u vra me thikë nga një 29-vjeçar nga Hasi

Dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga një 29 vjeçar, banues në Has.

F.I
Gjendet i vdekur në shezlong i riu portugez në Ksamil, dyshohet se u
pamje nga vendi i ngjarjes

KSAMIL-Një 21-vjeçar nga Portugalia është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil. Shtetasi portugez dyshohet se është vrarë me thikë. 

Policia njofton se në kuadër të hetimeve paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga një 29 vjeçar, banues në Has. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB