Aktualitet

Gjendet magazina me produkte bujqësore të skaduara, pranga 35-vjeçarit: Me etiketat e reja, në shitje

Policia në magazinën e tij në Fushë-Krujë u gjet një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore të cilave i riu iu ka shtyrë afatin e skadencës, duke iu vendosur etiketa të reja.

F.I
Gjendet magazina me produkte bujqësore të skaduara, pranga
pamje nga magazina

FUSHË-KRUJË-Një 25-vjeçar është arrestuar pasi shiste produkte bujqësore të skaduara. Policia në magazinën e tij në Fushë-Krujë u gjet një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore të cilave i riu iu ka shtyrë afatin e skadencës, duke iu vendosur etiketa të reja. 35-vjeçari tregtonte këto preparate, të cilave ua kishte shtyrë afatin e përdorimit me 1 vit më shumë se ai i miratuari nga Ministria e Bujqësisë.     

Njoftimi i policisë;

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).  

Shiste produkte bujqësore të skaduara, vihet në pranga 35-vjeçari. 

Në magazinën e këtij shtetasi, në Fushë Krujë, u gjet një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore të cilave ky shtetas iu ka shtyrë afatin e skadencës, duke iu vendosur etiketa të reja. 

 Në zbatim të planit të masave për kontrollet në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore dhe bujqësore të skaduara, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me AKU-në, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Expiration”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnje. 

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka shitur një sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore për mbrojtjen e bimëve, të cilave iu ka shtyrë afatin e skadencës, me 1 vit më shumë se ai i miratuari nga Ministria e Bujqësisë.      

Gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me punonjësit e AKU-së, në magazinën e këtij shtetasi, në Fushë Krujë, u  konstatua një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore, me afat përdorimi 2 vjet nga viti i prodhimit, të cilave ky shtetas iu kishte vendosur etiketa që përcaktonin afat përdorimi 3 vjet nga data e prodhimit.  

Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra etiketa me ngjitje, në të cilat ishte ndryshuar afati për përdorimin e produkteve bujqësore.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB