DURRËS- Personi që shihni në foton është 21-vjeçari Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen 33-vjeçarit Flori Paluçi. Pepa vrau Paluçin pas një sherri në një lokal për një kafe, ngjarje e ndodhur më 22 tetor rreth orës 01:45.
Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga 4 persona, Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, ndërkohë që në kërkim mbetet autorit i vrasjes së Flori Paluçit, Daniel Pepa. Personat e arrestuar akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi.
Çfarë ndodhi në lokal
Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur. Përgjigjia e tij 'ndezi' sherrin mes të rinjëve, ku fillimisht filloi me ofendime dhe sharje. Në debat ndërhyri dhe Flori Paluçi, i cili i doli në mbrojtje kamarierit, duke thënë se nuk mund ta fyenin pasi kamerieri ishte ulur në tavolinë me të. Debati ka agravuar në përdorimin e armës, ku i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin./ZËRI
