Aktualitet

GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

Biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI-t.

F.I
GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e
Ergys Agasi

TIRANË-Biznesmeni Ergys Agasi i arerstuar pasditen e 26 gushtit është transferuar këtë mëngjes drejt ambienteve të paraburgimit të Bradasheshit, ku do të vijojë qëndrimin nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Lëvizja e tij vjen pas vendimit të GJKKO, e cila gjatë seancës së majtur ditën e djeshme (28 gusht) la në fuqi masën 'arrest me burg' për Agasin. Avokati i Agasit, Maks Haxhia, ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, duke argumentuar se nuk ka prova konkrete që e lidhin klientin e tij me veprat penale për të cilat akuzohet. 

Biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI-t. Agasi akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit pasiv’. 

ZËRI raportoi mbrëmjen e 26 gushtit se Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit, ndërsa arrestimi i tij u finalizua në zonën e Plepave në Durrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB