Aktualitet

Vrasja e Andi Malokut dhe atentati ndaj Arjan Ndojës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

Ndërkohë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilajn, bashkëpunëtor i Redjan Rrajës.

I.F
Vrasja e Andi Malokut dhe atentati ndaj Arjan Ndojës, Gjykata e Lartë
Redjan Rraja

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë të Redjan Rrajës, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoja, vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit.

Ndërkohë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilajn, bashkëpunëtor i Redjan Rrajës. Gjykata e Lartë e konsideron të pa bazë rekursin e dy të akuzuarve dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoj, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës në 1 nëntor 2019. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Arjan Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB