TIRANË- Ka përfunduar seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në GJKKO lidhur me fazën e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK. Këtë të premte dëshmoi pajtuesi i gjaqeve Beqir Boja dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos.
Në seancën e ardhshme u përsërit thirrja për disa dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve Luan Mata, babai i Ervin Matës i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata pasi nuk është paraqitur gjatë thirrjeve të deritanshme vullnetarisht.
Sipas SPAK, Luan Mata do të merret lidhur me vendosjen e tritolin në hotelin e tij në rrugën e “Dibrës” në maj të 2020. Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj. Lidhur me këtë, sipas SPAK, Dervishi dhe Meçaj akuzohen se i kanë dhënë autorëve automjetin që kanë përdorur Rraja për të vendosur tritolin.


