Aktualitet

“Gjyshja ka vdekur”/ Nipi telefonoi policinë, Hysni Patushi vrau gruan se kujdesej për 4 nipërit, shkoi tek kushëriri...

Hysni Patushi, u largua nga vendngjarja dhe u strehua tek një i afërm i tij në Kamzë, i cili lajmëroi policinë se 68-vjeçari ndodhej në banesën e tij dhe policia e vuri në pranga.

F.I
“Gjyshja ka vdekur”/ Nipi telefonoi policinë, Hysni Patushi
Hysni dhe Lumturie Patushi

TIRANË-Në mëngjesin e një dite më parë më 19 shtator, Tirana do të tronditje nga një krim i rëndë në familje, ku Hysni Patushi, 68 vjeç vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushin. Patushi u arrestua në Kamëz, pas disa orësh në arrati.

Një ditë pas ngjarjes detaje të reja kanë dalë në dritë. Konflikti mes tyre lindi prej mungesës që Lumturia bënte në shtëpi, pasi 58-vjeçarja shkonte në shtëpinë e të bijës, në apartamentin ku ndodhi krimi, për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj të mitur. Një prej nipërve 14 vjeç, njoftoi Policinë: Gjyshja ka vdekur!

Pas kësaj telefonate uniformat blu u nisën me urgjencë drejt një banesë në zonën e Zogut të Zi, ku gjetën të vrarë me thikë njëi 58-vjeçaren Lumturi Patushi. Hysni Patushi, u largua nga vendngjarja dhe u strehua tek një i afërm i tij në Kamzë, i cili lajmëroi policinë se 68-vjeçari ndodhej në banesën e tij dhe policia e vuri në pranga.

Edhe vetë Patushi ka deklaruar para hetuesve se gruaja e tij qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”. 68-vjeçari rrëfeu se e kishte marrë në telefon dhe sipas tij, 58-vjeçarja i ka thënë se ndodhej te TEG-u. Sipas dëshmisë së tij, pas telefonatës ai ka shkuar banesës së vajzës dhe e ka gjetur aty. 

Patushi ishte arrestuar edhe më herët për dhunë në familje, në 2017 ai ishte vënë në pranga pasi kishte dhunuar Lumturinë, nënën e 7 fëmijëve të tij. Hysni Patushi pritet të dalë të hënën para Gjykatës së Tiranës, për masë sigurie.

Poll

MOS HUMB