Aktualitet

"Hajde të ikim o burr, na *** nanën"! Dy 'skifterët' shqiptarë grabisin banesën e biznesmenes spanjolle, pamjet bëhen virale

Ngjarja ndodhi teksa Osorno po regjistronte materiale për rrjetet sociale në katin e sipërm të shtëpisë.

F.I
"Hajde të ikim o burr, na *** nanën"! Dy
Rocio Osorno dhe pamjet nga grabitja

SPANJË-Influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur spanjolle, Rocío Osorno ka rënë pre e një grabitjeje nga dy shqiptarë, të cilët hynë në banesën e saj teksa ajo ndodhej aty. Ngjarja ndodhi teksa Osorno po regjistronte materiale për rrjetet sociale në katin e sipërm të shtëpisë. Ajo vuri re se një dritare, e cila zakonisht qëndron e mbyllur, ishte hapur dhe kuptoi se në shtëpi kishte persona të tjerë. 

Osorno publikoi edhe pamjet e kamerës së sigurisë në dhomën e saj të veshjes, ku shihen dy grabitësit me kapuçë dhe llamba në kokë duke kërkuar sende me vlerë mes sirtarëve dhe bizhuterive. Në video dy autorët duket se komunikojnë në gjuhën shqipe. Teksa ajo dëgjojet duke bërtitur, dy “skifterët” bëhen gati të largohen:

Ej..na këtë merre këtë

Ku ta çoj

Hajde të ikim o burr

Jena keq këtu…

Na q*ve nanën…

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Osorno ka nisur të bërtasë për të paralajmëruar familjarët dhe për t'u siguruar që të gjithë të qëndronin të sigurt. Familja telefonoi shërbimet e emergjencës në numrin 112, ndërsa në vendngjarje mbërritën shpejt patrullat e Gardës Civile, por autorët ishin larguar.

Poll

MOS HUMB