Aktualitet

Shkoi për dru, zhduket në mal 27-vjeçari nga Hasi! I ati gjendet në gjendje të rëndë

Ajet Lleshi humbi kontaktet me familjen pasi kishte dalë për të mbledhur dru.

k.m.
Shkoi për dru, zhduket në mal 27-vjeçari nga Hasi! I ati
Foto ilustruese

HAS- Zhduket 27-vjeçari nga Hasi! Ajet Lleshi është zhdukur në malin, pasi kishte dalë për të mbledhur dru. I riu ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë, por familjarët edhe pse ishte kohë e keqe u ngjitën në mal për ta gjetur por nuk arritën ta pikasnin. 

Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar duke u ndarë në drejtime të ndryshme, por nuk mundën që ta gjenin të riun e zhdukur. Mirëpo, gjatë kërkimeve, humbi edhe i ati i 27-vjeçarit.

Riza Lleshi u gjet pasditën e sotme, pas disa orësh kërkime në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Has

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll. Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./ZËRI

Poll

MOS HUMB