
TIRANË- Gjatë nje deklarate për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u pyet edhe për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëvë. E pyetur nëse hapja e nogociatave ishte një lëvizje politike pas marrëveshjes Rama-Meloni, ajo hodhi poshtë këtë hipotezë.
Von der Leyen u shpreh se proçesi për tu bërë pjesë e BE-së është shumë transparent, madje shtoi se Komisioni do të nxjerrë raportin për situatën e zgjerimit ku zbuloi se Shqipëria kishte një vlerësim pozitiv.
Edhe pse Gjykata Evropiane tha se kjo marrëveshje nuk ishte në standartet europiane, më parë Ursula von der Leyen ka bërë deklarata pro kësaj marrëveshjeje, madje shpesh herë duke u shprehur se shtete e tjera europiane duhet ta marrin si model.
Pyetje: A ishte vendimi për hapja e negociatave me Shqipërinë një lëvizje politike duke pasur parasysh kontributin që Shqipëria ka dhënë me hapjen e kampit të emigrantëve në Gjadër dhe konkretisht, cili do të jetë përfitimi që do të kenë qytetarët shqiptarë në këtë proces?
Ursula von der Leyen: Përgjigjja e shkurtër për pyetjen tuaj, është qartësisht jo. Ne e dimë që procesi për t’u bërë shtet anëtar dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE është shumë i qartë dhe transparent dhe bazohet tek meritat që ka çdo vend. Javën e ardhshme, Komisioni do të nxjerrë raportin për situatën e zgjerimit, do të bëhet një shpjegim i çdo vendi kandidat. Ky është një proces ku të gjitha shtetet luajnë rolin e tyre për të parë si ecin gjërat me transparencë të plotë.