TIRANË- Ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK-ut, në kuadër të hetimeve që e kanë vendosur atë nën akuzën e pastrimit të parave. Tare u shoqërua nga avokati i tij, ku qëndroi për rreth 5 orë. Në daljen nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, Tare nuk dha asnjë koment për mediat lidhur me qëndrimin e tij në SPAK.
Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e një vile me vlerë 145 mijë euro në fshatin turistik të Dhërmiut, në resortin turistik “ëhite Rocks”. Vila dyshohet se ishte fshehur në emër të ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare, por dyshimet janë se i përket ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas SPAK, kjo pasuri lidhet me një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol, ku dyshohet se janë krijuar avantazhe të padrejta për kompaninë fituese “Eurocol” sh.p.k. Hetimet tregojnë se favorizimi ka vijuar edhe pas shpalljes së fituesit, përmes parapagimeve dhe mënyrës së zbatimit të kontratës. Lidhur me këtë, Tare specifikoi se çështja e Albcontrol-it që po qarkullon daton që nga viti 2014 dhe është plotësisht e parashkruar./ZËRI