Aktualitet

“Hiqni duart”! Agron Shehaj tenton të hyjë në sallën e Kuvendit, ndalohet nga Garda

Shehaj është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit, ndërsa vetë ai pretendon se masa disiplinore ndaj tij ka përfunduar.

l.k
“Hiqni duart”! Agron Shehaj tenton të hyjë në
Momenti kur Agron Shehaj ndalohet nga Garda

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka tentuar të hyjë në Kuvend, por është ndaluar nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Më trego ku e ke shkresën, hiqi duart. Për këtë do mbani përgjegjësi. Mos më shty. Më tregoni urdhrin, ku e keni urdhrin. Më tregoni vendimin. Është çmenduri. Duhet të futesh në Kuvend me dhunë. Hape rrugën, ka skaduar afati më 22 qershor. Nuk preket deputeti me dorë nga asnjë punonjës sigurie. Si më ndaloni mua të hyj në Kuvend“, tha ai, teksa u ndalua në hyrje të Kuvendit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Shehaj është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit, ndërsa vetë ai pretendon se masa disiplinore ndaj tij ka përfunduar. Përjashtimi prej 60 ditësh ishte vendosur më 22 qershor nga Byroja e Kuvendit. Garda kërkoi ndihmë nga administrata e Kuvendit për të sqaruar nëse qëndron në fuqi masa e përjashtimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB