TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka emëruar Alban Dautaj si drejtor të Operacionales. Më herët Dautaj mbante postin e drejtorit rë Antiterrorit. Nga posti i drejtorit të Operacionales është larguar Melsi Koçi
Si pjesë e këtyre ndryshimeve në drejtimin e strukturave të Policisë së Shtetit. Edmond Sula, emërohet në krye të Antiterrorit, në vend të Alban Dautajt.
Burime për ZËRI bëjnë me dije se një rikthim është ai i Erion Ahmetaj, i cili është emëruar në post drejtues në Fier. Ahmetaj ish-shef i Qarkullimit Rrugor të Tiranës u pezullua më 2021 nga titullarët e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas një kërkese të kryeministrit Edi Rama. Shaka u bë situata problematike me qarkullimin e betoniereve gjatë periudhës së “ndalim-qarkullimit” për shkak të pandemisë së korona-virusit.