Aktualitet

Vrasja e Endri Goxhajt! Viktima plagosi i pari Dani Nelën, vëllezërit e tij e qëlluan për vdekje...3 në pranga, 2 në kërkim (EMRAT)

Lidhur me ngjarjen Policia ka arrestuar të plagosurin Dali Nela dhe Aldo Kelimin të akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. 

F.I
Vrasja e Endri Goxhajt! Viktima plagosi i pari Dani Nelën,
Endri Goxhaj

TIRANË-Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, ku Endri Goxhaj humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe Dali Nela mbeti i plagosur me 4 plumba. Lidhur me ngjarjen Policia ka arrestuar të plagosurin Dali Nela dhe Aldo Kelimin të akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. 

Në pranga është vendosur dhe Ermal Mataj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në kërkim janë shpallur edhe vëllezërit Donaldo Nela dhe Marjoldo Nela, të akuzuar për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit ku viktima dhe autorët fillimisht kanë patur përplasje fizike. Sherri ka agravuar në përdorimin e armës ku viktima Endri Goxhaj ka qëlluar i pari në drejtim të 25-vjeçarit Dali Nela. Më pas dy vëllezërit e 25-vjeçarit Donaldo dhe Marjoldo dyshohet se kanë qëllluar për vdekje 30-vjeçarin Endri Goxhaj.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen rrethanat e ngjarjes, ndodhur mbrëmjen e datës 21.04.2026, në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri shtetasi E. G. dhe mbeti i plagosur shtetasi D. N.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, vijuan hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur mbrëmë, në Memaliaj.

Si rezultat i hetimeve, u vunë në pranga shtetasit:

D. N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. N., 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi M. N., 28 vjeç, të dy për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 44 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, si dhe për shtetasin G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Kanosja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit D. N., M. N., D. N., A. K. dhe J. K., si dhe shtetasit G. Q. dhe E. G.

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi E. G. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. N. (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, 2 vëllezërit e shtetasit D. N. (2 shtetasit e shpallur në kërkim, D. N., 29 vjeç dhe M. N., 28 vjeç), dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. G. (i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital).

Të dy këta shtetas janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë (me fishek në fole, gati për qitje), me të cilën dyshohet se shtetasi E. G. (i cili më pas humbi jetën) plagosi shtetasin D. N., 1 krehër me fishekë, municion luftarak, 2 automjete, 2 motomjete, 4 celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB