Aktualitet

"I forti" i Niklës u arrestua gabimisht/ U ndalua nga policia në Elbasan, lihet i lirë Valter Bami

Ndërkohë, çështja ndaj tij ishte pushuar prej gatri 8 muajsh, por masa e sigurisë nuk ishte fshirë nga sistemi. 

zh.ll

 

"I forti" i Niklës u arrestua gabimisht/ U ndalua nga policia
durim dhe valter bami

 

TIRANË- Valter Bami, vëllai i Durim Bamit dhe një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, rezulton të jetë arrestuar gabimisht mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Ai u shoqërua për disa orë në komisariat, pasi mendohej se kishte thyer masën e sigurisë "arrest shtëpiak". Ndërkohë, çështja ndaj tij ishte pushuar prej gatri 8 muajsh, por masa e sigurisë nuk ishte fshirë nga sistemi. 

Bami ishte duke udhëtuar me një mjet tip "Audi" që po drejtohej nga një vajzë me inicialet E.S., në momentin kur një efektiv i Qarkullimit Rrugor në Elbasan i ka dhënë shenjë ndalimi. Burime për ZËRI bëjnë me dije se Bami i kishte kërkuar policit që të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri. 

Kush është Valter Bami? Bami është shoqëruar disa herë në polici edhe për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, si edhe është dyshuar si i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, dhe u plagosën dy nipërit e tij. Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte qenë në banesën e tij kur ndodhi krimi. I vëllai i tij, Durim Bami është i arrestuar dhe pritet të ekstradohet nga Dubai./ZËRI

Poll

MOS HUMB