
TIRANË- Dy persona të tjerë janë nën hetim në lidhje me ngjarjen e ndodhur para disa ditësh, ku u dhunua Kristi Fufi, djali i ish-deputetit demokrat Mhill Fufit. Policia bën me dije se nën hetim janë D.D 37 vjeç dhe A.L 38 vjeç. Kujtojmë se një ditë më parë Policia njoftoi se një tjetër 38-vjeçar me inicialet K.S po hetohet në gjendje të lirë.
“D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thuhet në njoftim.
Më 25 prill 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi u dhunua nga disa persona në rezidencën 'Long Hill'. Sipas burimeve policore, kanë qenë disa persona me makinë që kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi. Personat ende të paidentifikuar me shkopinj dhe sende te forta dhunuan 19-vjeçarin. Fillimisht nuk e kanë pikasur dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Një prej agresorëve ka pasur një armë në dorë por nuk ka qëlluar. Të riut i janë shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup si pasojë e goditjes me sende të forta në kokë./ZËRI