Aktualitet

Atentati në Kamëz! E pëson 'shënjestra', Enedjon Kaçi vihet nën hetim, autorët ende në kërkim

Policia dyshon se gjithçka mund të ketë ndodhur një konflikt, mes të rinjve për çështje droge

F.I
Atentati në Kamëz! E pëson 'shënjestra', Enedjon
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Fabion Kurti e Dejvi Mullai, autorët e atentatit të ndodhur mbrëmjen e 22 shkurtit në Kamëz janë ende në kërkim. Ndërkohë policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për moskallëzim krimi për Enedjo Kaçi, i cili ishte edhe 'shënjestra' ku i shpëtoi sulmit me armë. Policia dyshon se gjithçka mund të ketë ndodhur një konflikt, mes të rinjve për çështje droge, e cila të ketë ndikuar më pas edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 u kap dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e shpallur në kërkim Enedjo Kaçi,  30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, me datë 22.02.2025.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 shkurtit në Kamëz, ku nga një makinë u qëllua me armë zjarri ne drejtim të një automjeti tjetër. Dy 24-vjecarët e shpallur në kërkim, Dejvi Mullai dhe Fabjon Kurti lëviznin me makinën tip ''BMW', ndërsa Enedjon Kaç dhe një person tjetër lëviznin me 'Land Rover'. Në vendin e ngjarjes policia gjeti vetëm një gëzhojë, e cila është dërguar në laborator për ekspertizë, për të kuptuar mbi llojin e armës së përdorur. Deri tani në pranga është vendosur një 17-vjeçar, i cili drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri në drejtim të makinës tjetër që ishte shënjestër./ZËRI

Poll

MOS HUMB