Aktualitet

EMRAT/ Plagosja në Lezhë: Shpallen në kërkim 4 persona, mes tyre edhe shënjestra! Zbardhet konflikti mes autorëve dhe Nikulajt...

Në vijim të hetimeve, është ekzekutuar urdhri i ndalimit për efektivin e policisë, 24-vjeçari Besart Kovaçi, i dyshuar për shëprdorim detyre dhe moskallëzim krimi. 

zh.ll
EMRAT/ Plagosja në Lezhë: Shpallen në kërkim 4 persona, mes
vendngjarje-lezhe

LEZHË- Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e atenatit në Rrilë të Lezhës, mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari Sokol Daci. Në vijim të hetimeve, po sot, është ekzekutuar urdhri i ndalimit për efektivin e policisë, 24-vjeçari Besart Kovaçi, i dyshuar për shëprdorim detyre dhe moskallëzim krimi. 

Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim 4 persona: Gerardo, Eliseo dhe Kevin Ndoka dhe Merando Nikulaj, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen dhe janë të përfshirë në veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Por, çfarë i lidh 3 autorët dhe Nikulajn? Konflikti mes tyre ka nisur që në verë. Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin. Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, ku mësohet se janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.

Njoftimi:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në Rrilë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit B. K., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas ndalimit të efektivit të Policisë, Besart Kovaçi, i cili ishte në berberhanën ku ndodhi ngjarja dhe qëlloi me armë zjarri në momentin e atentatit, janë zbuluar detaje të reja. Burimë bëjnë me dije se nga pistoleta e tij është zbuluar se janë qëlluar 10 plumba dhe jo 4 siç u pretendua më herët, ndërsa mësohet se në armën e tij ka pasur 15 plumba.

Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre një anëtar i fisit Nikulaj, i cili mendohet të jetë edhe shënjestra e atentatit. Bëhet fjalë për nipin e Ardian Nikulajt, Merando Nikulaj. Ky i fundit raportohet të ketë mbetur po ashtu i plagosur dhe vijojnë kërkimet në klinika private, pasi deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) ku breshëri plumbash u gjujatën drejt berberhanses së Sokol Dacit. Ky i fundit ndodhej brenda ambjentit kur u sulmua dhe si pasojë ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë./ZËRI

Poll

MOS HUMB