LEZHË- Efekti i policisë, Besart Kovaçi, është ndaluar me urdhër të Prokurorisë, lidhur me atentatin mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës. Polici, i cili iu përgjigj me armë autorëve të atentatit, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi. Burime bëjnë me dije se shënjestra e atentatit, Merando Nikulaj, ka shkuar në berberhane i shoqëruar nga efektivi i policisë.
Policia Besat Kovaçi ka qëlluar 10 herë në drejtim të autorëve, ndërsa mësohet se në armën e tij ka pasur 15 plumba, 5 janë gjetur në pistoletën e tij. Ndërkohë që sipas hetimeve, dyshohet edhe për një armë të tretë. Megjithatë, ende nuk dihen detaje se kujt mund t'i përkasë kjo armë, për të cilën kanë nisur hetimet.
Efektivi i policisë ka deklaruar para hetuesve se ka qenë rastësisht në berberhane në momentin kur ka ndodhur atentati dhe se ka qëlluar me armë zjarri ndaj autorëve, të cilët nuk i ka identifikuar, për t’i neutralizuar.
Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre një anëtar i fisit Nikulaj, i cili mendohet të jetë edhe shënjestra e atentatit. Bëhet fjalë për nipin e Ardian Nikulajt, Merando Nikulaj. Ky i fundit raportohet të ketë mbetur po ashtu i plagosur dhe vijojnë kërkimet në klinika private, pasi deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) ku breshëri plumbash u gjujatën drejt berberhanses së Sokol Dacit. Ky i fundit ndodhej brenda ambjentit kur u sulmua dhe si pasojë ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë./ZËRI
