Aktualitet

Vrasja e Artan Myrtaj, Policia në gjurmët e autorëve: Ngrihen pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për të bërë të mundur kapjen e autorëve

F.I
Vrasja e Artan Myrtaj, Policia në gjurmët e autorëve: Ngrihen
pamje nga vendi i ngjarjes

SARANDË-Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm ku u vra Artan Myrtaj dhe u plagos 73-vjeçari, Xhevdet Skëndaj, kalimtar i rastit. Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, që sipas raportimeve të deritanishme, kanë qenë dy persona me një motor.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Poll

MOS HUMB