Aktualitet

I pandehur për shkelje në tendera/ Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK

Erion Isai akuzohet për veprën penale "Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike". 

zh.ll
I pandehur për shkelje në tendera/ Kryebashkiaku i Kolonjës,
erion isai

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). 

Nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij, megjithatë Isai është nën hetim për disa çështje që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij si kryebashkiak, përfshirë edhe dosjen e tenderimeve për ujësjellës-kanalizimet në Kolonjë.

Erion Isai akuzohet për veprën penale "Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike". 

Erion Isai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit 2025. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 5 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.

Kryebashkiaku i Kolonjës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. Isai është thërritur dhe më parë në SPAK. Më 30 maj të vitit 2023, ai u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, për dyshimin se ka kryer disa vepra penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsion pasiv dhe aktiv", "fshehje e pasurisë" dhe për "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike"./ZËRI

Poll

MOS HUMB