Aktualitet

I vunë zjarrin makinës së 50-vjeçares në Vlorë, pranga porositësit dhe autorit (EMRAT)

Pas mesnatës së 21 shtatorit, Taulant Kalaj me porosi të Roland Kadriaj i vuri zjarrin makinës së 50-vjeçares. 

F.I
I vunë zjarrin makinës së 50-vjeçares në Vlorë,
pamje nga ngjarja

VLORË-Policia ka zbardhur dhe arrestuar autorët e ngjarjes së 22 shtatorit në Vlorë, ku automjeti në pronësi të Silvana Nikaj u shkrumbua nga zjarri. Pas mesnatës së 21 shtatorit, Taulant Kalaj me porosi të Roland Kadriaj i vuri zjarrin makinës së 50-vjeçares. 

Fillimisht djegia u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por hetimet nxorën në dritë se makina ishte djegur qëllimisht. Policia ka ndarë pamjet ku 36-vjeçari shihet teksa afrohet qetësisht pranë automjetit të Silvana Nikaj dhe i vendos zjarrin.

Taulant Kalaj dhe Roland Kadriaj akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Order”, zbardhet djegia e një automjeti, një muaj më parë, e dyshuar fillimisht si ngjarje aksidentale.

Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas, njëri i dyshuar si porositës dhe tjetri si autor i djegies së automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryra në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetases S. N., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Order”.

Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por nga veprimet intensive hetimore u zbulua se automjeti ishte djegur qëllimisht.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe T. K., 36 vjeç, të banues në Vlorë, pasi dyshohet se shtetasi R. K. ka porositur shtetasin T. K., për djegien e automjetit në pronësi të shtetases S. N., 50 vjeçe, banuese në Vlorë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Poll

MOS HUMB