makina e djegur
VLORË- Një automjet është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, teksa automjeti, në pronësi të shtetases Silvana Nikaj, ka qenë i parkuar.
Dyshohet se zjarrvënie mund të jetë e qëllimshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, në kuadër të hetimeve po këqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë bizneseve dhe banesave, me qëllim identifikimin e personave të dyshuar./ZËRI
Poll