Aktualitet

I vuri flakën një dyqani dhe tentoi të digjte gomisterinë, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë (EMRI-VIDEO)

Autori, Luan Vuka alias Artan Vuka, dyshohet për djegien e qëllimshme të një dyqani me materiale të përdorura dhe tentativën për të djegur një gomisteri. 

zh.ll
I vuri flakën një dyqani dhe tentoi të digjte gomisterinë,
pamje nga policia

MIRDITË- Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme ndaj dy bizneseve në këtë zonë. Autori, Luan Vuka alias Artan Vuka, dyshohet për djegien e qëllimshme të një dyqani me materiale të përdorura dhe tentativën për të djegur një gomisteri. 

Sipas njoftimit të policisë, 52-vjeçari rezulton me precedentë kriminalë, i dënuar më parë për dhunë në familje, goditje të punonjësve të policisë, dëmtim prone dhe armëmbajtje pa leje.

 

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Dogji te tregu i qytetit një dyqan me materiale të përdorura dhe tentoi të digjte edhe një gomisteri, falë reagimit të shpejtë e profesional të Policisë, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga një 52-vjeçar.

Autori i dyshuar, me precedent kriminal të mëparshëm, i dënuar më parë për dhunë në familje, goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim prone, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pas njoftimit të marrë se kishte rënë zjarr në një dyqan me materiale të përdorura, në pronësi të shtetasit Gj. D, dhe se ishin djegur disa goma në gomisterinë e shtetasit A. P., me qëllim djegien e gomisterisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për zbardhjen e rrethanave të dy rasteve.

Nga veprimet e shpejta të kryera në vendngjarje lindi dyshimi i arsyeshëm se të dy rastet ishin zjarrvënie të qëllimshme.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fast”.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional të strukturave të Policisë, në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i autorit të dyshuar, shtetasit L. V., alias A. V., 52 vjeç, banues në fshatin Ndërfushaz, Mirditë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të dy rasteve të zjarrvënies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB