VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Orikum ku Sose Xhebroi u dhunua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroi i cili më pas kreu vetëvrasje.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në konflikt e sipër mes çiftit, ku burri dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka transportuar atë në urgjencën e spitalit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.
Vetë 50-vjeçari pasi e ka lënë gruan në spital është kthyer në banesë, ku më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri. Të afërmit e çiftit kanë deklaruar se kohët e fundit marrëdhënia mes bashkëshortëve ishte e tensionuar dhe ata ndodheshin në prag të ndarjes./ZËRI