Aktualitet

Zjarri në kompleksin e banimit tek Komuna e Parisit, s'ka të lënduar

Ende nuk ka informacione rreth dëmit të shkaktuar, ose të apartamenteve të prekura.

I.F
Zjarri në kompleksin e banimit tek Komuna e Parisit, s'ka të
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Zjarri që ra në kompleksin e banimit “Kika 2” në “Komuna e Parisit” në Tiranë është izoluar. Pas disa minutash në luftë me flakët, zjarrfikësit kanë mundur që të neutralizojnë zjarrin. Fatmirësisht raportohet për asnjë të lënduar, ndërsa banorët e kompleksit janë evakuuar. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e katërt në një ambient zyre. Dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë në paketën elektrike. Ende nuk ka informacione rreth dëmit të shkaktuar, ose të apartamenteve të prekura.

“Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi Policia./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB